
Pa bërë asnjë rezistencë, i mundur, por sfidues, duke fajësuar viktimën për aktin e tij të shëmtuar, vrasësi Pandeli Nakoleci u arrestua në mesditë në një bahçe pranë vendit të ngjarjes.
Ndërkohë, fjalët e autorit 40-vjeçar të vrasjes së gruas së tij në Volos, menjëherë pas arrestimit të tij nga oficerët e policisë, ishin tronditëse.
Sipas informacionit nga mediat greke, burri, dukshëm i rraskapitur pas 29 orësh i fshehur 200 metra larg shtëpisë, sapo iu vunë prangat, iu drejtua oficerëve të policisë duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë” .
Këto deklarata cinike nga autori i krimit kanë shkaktuar zhgënjim, pasi konfirmojnë ftohtësinë me të cilën ai e pranoi aktin e tij, duke këmbëngulur se nuk ndien asnjë pendim për vrasjen e gruas së tij 36-vjeçare.
Top Channel