Një automjet është shkrumbuar pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik edhe hapësirën e gjelbër përreth.

Flakët u përhapën me shpejtësi dhe për pak çaste rrezikuan të përfshijnë masivin pyjor. Në vendngjarje ndërhynë me urgjencë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën ta vendosin situatën nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka të dhëna nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.
Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.

Top Channel