Ishte me pushime në Sarandë, policia njoftim për vdekjen e gazetarit Artur Zhejit: U ndje keq në restorant, ndërroi jetë rrugës për spital
23/08/2025 17:29
Është ndarë nga jeta para kohe gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji, në moshën 63-vjeçare.
Zheji ndodhej në Sarandë për pushime me familjen, teksa siç bën me dije policia, ai është ndjerë keq nga ana shëndetësore në momentet kur po drekonte në një restorant.
Ai është transportuar për në spital, por ka ndërruar jetë rrugës.
“Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
Top Channel