Vrasja me thikë e 32-vjeçarit në Divjakë/ Gjykata merr vendimin, ‘arrest në burg’ për Xhesion Toromanin

22/08/2025 15:05

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Xhesion Toromanin, për vrasjen e 32-vjeçarit Besmir Kumria pak ditë më parë në Divjakë.

Menjëherë pas krimit  autori u largua gjakftohtë  në errësirën e natës, por u kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Nga hetimet paraprake dyshohet se Xhesion Toromani e ka vrarë 32-vjeçarin pasi familjet e tyre kanë patur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat megjithatë motivet ende mbeten të paqarta. Besmir Kumria punonte në zonën e Himarës gjatë muajve të verës së bashku me vëllain e tij ndërsa autori për 7 vite nuk kishte shkelur në Kryekuq.

Në fakt motivet mbeten ende të paqarta ndërsa sot autori do të dalë para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja Aurora Tushe. Mbi 25 vjeçarin rëndojnë veprat e rënda penale “ Vrasja me paramendim” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

Top Channel