Ky është momenti i arrestimit të Ramadan Zotos sot në Korçë, i shpallur në kërkim për një plagosje në Sarandë një muaj më parë.

Sipas informacioneve të arrestuarit i është kapur edhe pistoletë me fishekë në fole me vete në momentet e arrestimit.

Arrestimi është kryer për llogari të DVP Vlorë ndërsa ndërhyrja është kryer nga operacionalja e policisë së shtetit për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Bashkë me 43-vjeçarin është arrestuar edhe miku i tij Arben Ismaila, i shpallur në kërkim për arsenal armësh.

Top Channel