Vajza lajmëroi ambulancën kur pa nënën të mbuluar në gjak, momenti i rëndë kur mbërrin në pallat/ Shqiptari vret gruan, më parë vuante nga probleme të shëndetit mendor

22/08/2025 14:20

Një krim brutal ndodhi mëngjesin e së premtes, më në Volos të Greqisë në një familje shqiptarësh.

Kryefamiljari vrau gruan e tij dhe më pas u arratis. Policia është në kërkim të tij, pasi pas ngjarjes u largua me vrap drejt rrugës Gladstone.

Policia ka rrethuar zonën dhe është në kërkim të tij.

Ishte vajza e viktimës që telefonoi shërbimet e urgjencës e tronditur kur pa nënën e saj të mbuluar me gjak në hyrje të pallatit, sipas medias vendase.

Autori vuante më parë nga problemet e shëndetit mendor. Ai ka qenë i kuruar për këto probleme por ende s’dihen shkaqet që nisi sherri në familje.

Banorët e zonës thonë se asnjëherë nuk ka pasur probleme në familjen e tyre dhe nuk kanë qenë asnjëherë problem me fqinjët.

Video

Top Channel