Pas zjarreve të djeshme në Selenicë qëndron një grup kriminal. 

“Tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri”, njoftoi ministria e Mbrojtjes.

Forcat zjarrfikëse vendore dhe Forcat e Armatosura u angazhuan menjëherë duke mos lejuar përhapjen e flakëve afër banesave, por reshjet e shiut ishin ato që shpëtuan banorët. Po ashtu raportohet të jenë shuar sot edhe vatrat e shfaqura njëherazi në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe fsahtit Vajzë. Raportohet për një vatër të vogël zjarri në fshatin Mavrovë

Ndërkohë policia thotë se ka arrestuar 43-vjeçarin Elvis Bylyshi në Selenicë, pasi ndezi zjarr qëllimisht në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër” pas konfliktit me bashkëfshatarin duke djegur një sipërfaqe me ullinj dhe rrezikuar bagëti të imta.

Top Channel