Trukimi i shortit të Kupës së Rumanisë shndërrohet në qesharak me manovra të turpshme!

22/08/2025 10:31

Video nga shorti i ndeshjeve eliminatore të Kupës së Rumanisë të kësaj jave është bërë virale pasi tifozët kanë parë një përzierje goglash që të lë me gojë hapur.

Në vend të një përzierjeje të vërtetë, njëra nga goglat u mbajt me dorë e fiksuar nga njëri prej përfaqësueseve zyrtarë të shortit që e mbajti me lëvizje të kontrolluara deri sa më në fund e ngriti sipër për të zbuluar çiftin e përballjes që ishte Farul Constanţa-Corvinul .

Ja se si reaguan tifozët: “Kjo është si manovrat e fëmijës tim 4-vjeçar që përpiqet të bëjë magji.”

“As nuk po përpiqet të jetë delikatë, lol.”

“Unë si fëmijë mashtroja në lojërat e tavolinës.”

“O Zot! I paturpshëm!”

Top Channel