Reshjet pakësojnë pushuesit në Durrës, mungojnë edhe vrojtuesit e plazheve
22/08/2025 11:24
Pas reshjeve të shiut gjatë orëve të para të mëngjesit, plazhi i Durrësit regjistroi një frekuentim më të pakët nga pushuesit.
Reshjet sollën freski pas ditëve të nxehta të verës. Në orët e para të ditës, shumica e çadrave mbetën të mbyllura. Pushuesit zgjodhën më shumë shëtitjet buzë detit, por të shumtë janë dhe ata që u futën në det dhe pse me dallgë.
Edhe pse deti ka dallgë asnjë sinjalistikë paralajmëruese, flamur i kuq a i verdhë, nuk është ngritur në plazhin e madh të Durrësit ku të rritur e fëmijë i gëzohen dallgëve. Mungojnë dhe vrojtuesit e plazheve.
Top Channel