Policia aksion në Korçë/ Bien në pranga dy persona në kërkim! Ramadan Zoto për plagosjen në Sarandë, shoku i tij për arsenal armësh

22/08/2025 12:00

Forcat e Operacionales së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Dvp Korçë po zhvillojnë aksion në qytet.

Vetëm pak momente më parë, në qendër të qytetit, forca të shumta policie kanë ndërhyrë për kapjen e dy personave në kërkim.

Dy personat në kërkim që ranë në pranga janë Ramadan Zoto i akuzuar për plagosjen në Sarandë dhe shoku i tij Arben Ismailaj për arsenal armësh.

Ramadan Zoto, tentoi të vriste me armë zjarri dy të tjerë në korrik të këtij viti në një lokal në lagjen 3 në Sarandë.

Policia thotë se ngjarja ndodhi pas një konflikti, por duket se ngjarja është shumë më e komplikuar. Dy të rinjtë që u plagosën ndodheshin prej gjashtë muajsh në Sarandë si pjesë e një grupi truprojash që ruan familjen e një shtetasi që është larguar në Dubai për shkak të një tjetër konflikti që kulmoi me vrasje një prej të cilave në Tiranë me eksploziv disa vite më parë

Konflikti i ri është për një pjesë plazhi në qytetin e Sarandë, plazh që për katër vite e kishte me qira nga bashkia autori i plagosjes së djeshme.

Para dy muajsh, dy të rinjtë nga Tirana e kishin dëbuar me forcë nga plazhi për të cilin personi që jeton në Dubai kishte bërë një marrëveshje me një familje sarandiote që pretendon pronësinë.

Autori i plagosjes kishte kërkuar kthimin e parave të investimit dhe disa ditë më parë kishte patur konflikt dhe ishte lënduar nga truprojat dhe të enjten me armë në dorë i gjen dhe i qëllon duke i plagosur të dy të rinjtë që tashmë ndodhen jashtë rrezikut në spitalin e traumës në tiranë

Ndërsa Arben Ismailaj ishte në kërkim pasi iu gjet në banesë arsenal armësh.

Të dy ishin në kërkim nga polica Vlorë

Sipas informacioneve, Zoto dhe Ismailaj janë shoke dhe kanë lidhje në aktivitetin kriminal.

Top Channel