
Një person ka rënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 28-vjeçarit në Fresk më 2 gusht.
Në pranga ra Amarildo Daci, ndërsa u shpall në kërkim Dorjan Haskaj.
Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes dhe të bashkëpunëtorit të tij.
Si rezultat i hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2025, në Fresk, ku u plagos me armë zjarri një 28-vjeçar, u arrestua Amarildo Daci, 30 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasin Dorjan Haskaj, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit Juglen Abazi, 28 vjeç, kanë kryer veprime (lëvizje dhe fshehje të sendeve) për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj, shtetasin K. C.(L.), i cili është shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel