Ndezën zjarrin në fshatin Bersnik të Gramshit, arrestohet 26-vjeçari! Ndiqet penalisht edhe babai i tij

22/08/2025 10:25

Një 26-vjeçar u arrestua dhe babai i tij po ndiqet penalisht nga policia e Gramshit, pasi ndezën zjarr në fshatin Bersnik i Poshtëm.

Në pranga ra F. S., 26 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 70 vjeç (babai i shtetasit F. S.).

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, dje, nga shërbimet e Policisë, duke ndezur zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm, njësia administrative Kodovjat. Nga përhapja e flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore dhe u rrezikuan banesat përreth.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Top Channel