Divjaka si Ankona, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes dy bashkive

22/08/2025 12:33

Bashkia e Divjakës synon zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në territorin e saj. Për ta bërë këtë konkrete ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me bashkinë e Ankonës në Itali.

Dy kryetarët e bashkive nënshkruan një memorandumi  bashkëpunimi. Projektet e përbashkëta i prezantoi kryebashkiaku Josif Gorrea dhe lidheshin me detin e lagunën, trajtimin e ujërave të ndotura, kompostimin e mbetjeve organike si dhe sitet arkeologjije

Në Ankona jetojnë 1500 qytetarë të Divjakës dhe kjo është ura e fortë lidhëse midis dy qyteteve.

Mendoj se qytetarët e Ankonës mund të gjejnë këtu jo vetëm turizmin detar por edhe kulturor. Potencialin dhe problemet e zonës ne i dëgjuam dhe do të ndihmojmë në zgjidhjen e disa prej tyre siç ishte biodiversiteti dhe laguna. Kjo nuk është e thjeshtë, ndaj ne do të angazhohemi në krijimin e një projekti të një niveli të lartë. Ky është takimi ynë i parë dhe do të bëjmë të mundur që turizmi shqiptar i cili për momentin është në modë për ne italianët, të zgjatet në kohë”, shprehet Giovanni Zinni, nënkryetar i bashkisë Ancona, Itali.

Më herët u kryen vizita të përbashkëta, në zonat turistike te Divjakës , në Lagunën dhe kishën e Karavastasë, në bregdetin e Adriatikut etj. Italianët e konsideruan Divjakën një potencial të madh zhvillimi dhe premtuan që disa nga projektet do t’i paraqisin në BE për të tërhequr ndihma ekonomike për investime të mëdha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta