
Në një verë të trazuar transferimesh, Kristjan Asllani ka gjetur destinacionin e tij të ri: Torino.
Marrëveshja me Granatën u finalizua si një huazim prej 1.5 milionë eurosh, me një opsion blerjeje për 12 milionë euro.
Situata ndryshoi në favor të Torinos kryesisht për shkak të vendosmërisë së vetë lojtarit. Asllani refuzoi oferta të tjera dhe, pavarësisht se ishte shumë pranë Bolonjës, vendosi të bashkohej me klubin granat.
“Jam i lumtur që jam këtu, kam ndjenja pozitive: mezi pres të filloj”, deklaroi Kristjan Asllani për Sky Sport pas vizitave mjekësore dhe përpara nënshkrimit të kontratës.
Ironia e fatit: debutimi i tij i parë do të jetë pikërisht kundër ish-klubit të tij, Interit, një sfidë që padyshim e ngacmon emocionet e mesfushorit shqiptar.
Top Channel