
21/08 22:01
Trajneri i Burnley-t, Scott Parker, ka dhënë një përditësim për gjendjen e sulmuesit shqiptar Armando Broja, i cili ende nuk ka debutuar me skuadrën e tij të re.
Broja nuk ishte as në listën e grumbulluar për ndeshjen e parë ndaj Tottenham-it, por duket se momenti i tij po afron.
“Armando është tashmë një javë më tej në procesin e rikuperimit, ka bërë më shumë punë dhe kjo më gëzon shumë. Ai po i afrohet mundësisë për të qenë i përfshirë këtë fundjavë,” tha Parker.
Burnley do të përballet në ndeshjen e radhës me Sunderland-in dhe ka shumë mundësi që kjo të jetë sfida e parë ku Broja mund të marrë minuta me fanellën e re.
Top Channel