Lirimi i hapësirave publike/ Aksioni vijon në të gjithë Shqipërinë, në Tiranë janë liruar 41.000 m2 sipërfaqe

21/08/2025 15:11

Kryeministri Edi Rama çdo ditë poston në rrjetet sociale komente e video nga lirimi hapësirave publike në të gjithë vendin.

Dallëndyshe Bici kreu IKMT-së i tha Top Channel se është ndërhyrë në  heqjen 1018 strukturave që cënojnë sigurinë rrugore në akset rrugore kombëtare.

Po ashtu ka patur ndërhyrje në  zonën bregdetare te Bashkisë Himarë, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Sarandë ku në total janë 64 objekte të shembura.

Sikurse IKMT u përfshi në prishjen 115 ndërtimeve pa laje në zonën e mbrojtur të Thethit.

Kështu dukej 24 orë më parë ky lokal në pjesën fundore të Rrugës së Kavajës në Tiranë. Ndërsa paraditen e kësaj të Mërkure pjesa e përparme një hapësirë tërësisht e zënë i rikthehet qytetarëve.

Sipas Rigers Sheqeri kreut të IMT në Bashkinë Tiranë deri më tani në kryeqytet janë në total 1183 hapësira publike të liruara nga të cilat 963 çmontime vullnetare dhe 220 ekzekutime vendimesh.

41.200 m2 katrorë sipërfaqe e liruar në Tiranë ndërkohë 1785 subjekte janë njoftuar se janë në shkelje të ligjit.

Prej ditësh banorëve të zonës pak përpara stacionit të fundit të Tiranës së re i është rikthyer e gjithë kjo hapësirë e cila ishte kthyer në një tokë të xanun nga bizneset e atjeshme.

Tashmë sfida është sistemi dhe gjelbërimi.

“Është me vonesë, duhet të ishte bërë pak më herët. Duan të dalin pleqtë dhe fëmijët e shkretë, po s’kanë ku dalin. Duhet të vazhdojë, madje janë mbrapa shumë”, tha një qytetar.

“E pastër, e rregullt ka lezet tani, ka çfarë sheh syri, ç’do më tani? Ishin bërë si guaska, pse s’bëhej ndonjë lodër aty për fëmijët ose ndonjë park të vogël”, u shpreh një qytetare.

“Kishte dalë lokali deri këtu. Ishte zënë rruga komplet. Dikush shiste zarzavate nga njëra anë, dikush nga ana tjetër, duhet të zije radhë për të kaluar rrugën”, ishin fjalët e një tjetër qytetari.

Krahas popullimit masiv 25 vitet e fundit Komuna e Parisit u kthye në një xhungël pothuajse të pakalueshme nëpër trotuare. Një prej tyre tashmë i shembur mu përballë Parkut Olimpik.

Por sfida në këtë zonë vijon. Senatori socialist Erion Brace i zgjedhur deputet tashmë në këtë zonë çdo ditë publikon progresin me kthimin e hapësirave qytetarëve në të gjithë njësinë 5.

 

Top Channel