
Mesfushori çek, i cili vinte pas dy sezonesh te Cagliari, në një histori në Instagram ka njoftuar vendimin e tij për tërheqjen nga futbolli.
“Kam marrë shumë mesazhe për të ditur nëse do ta vazhdoj karrierën time futbollistike. Për fat të keq përgjigjja është jo. Arsyeja është e thjeshtë, kam pësuar një dëmtim shumë të rëndë, ligamenti i kyçit të këmbës është dëmtuar plotësisht. Po përpiqesha ta tejkaloja për të përballuar sezonin”, shkruan Jankto.
Vendimin përfundimtar e mori për shkak të nevojës për të qenë më pranë djalit të tij David, i lindur nga lidhja me modelen Marketa Ottomanska: “Pika kyçe është djali im, dua të kaloj më shumë kohë me të, prandaj vendosa të zhvendosem në Pragë. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur.”
Më 13 shkurt 2023, Jankto bëri deklaratën, duke u bërë futbollisti i parë i një kombëtareje të madhe që shpalli se ishte homoseksual.
Pas përvojave te Udinese, në verën e vitit 2023 u rikthye të luante në Itali, nën drejtimin e Claudio Ranierit, trajneri që e kishte stërvitur edhe te Sampdoria. Tashmë Jankto është bërë trajner i ekipit U17 të Dukla Pragës.
Top Channel