
Pas largimit të Kristjan Asllanit drejt Torinos, Interi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij në mesfushë.
Objektivi kryesor i zikaltërve është Andy Diouf, mesfushori 22-vjeçar i Lens, i cili shihet si përforcimi ideal për skuadrën e Cristian Chivu-së.
Sipas mediave italiane, negociatat mes Interit dhe Lens janë në fazë të avancuar dhe marrëveshja pritet të mbyllet shumë shpejt. Klubi francez e vlerëson Dioufin rreth 25 milionë euro, një shifër që Interi është gati ta arrijë përmes bonuseve.
Drejtori sportiv Piero Ausilio është aktualisht në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e lojtarit për të finalizuar edhe kushtet e kontratës.
Diouf, i cili iu bashkua Lens vitin e kaluar, ka zhvilluar 68 ndeshje në dy sezone, duke realizuar dy gola dhe dy asiste.
Në Ligue 1 është dalluar për shpejtësinë dhe dinamizmin e tij, duke u konsideruar si një mesfushor modern i aftë të mbulojë më shumë zona të fushës. Ai është pjesë e ekipit kombëtar U-21 të Francës dhe konsiderohet një nga talentet premtues të brezit të tij.
Interi nuk është i vetmi klub i interesuar për lojtarin, pasi edhe Napoli ka tentuar ta marrë me një ofertë prej 20 milionë eurosh, e cila u refuzua nga Lens. Megjithatë, zikaltërit duken më afër akordit dhe sipas raporteve, Diouf mund të mbërrijë në Milano që të premten për të kryer vizitat mjekësore.
Top Channel