
Policia e Fushë Arrëzit ka vënë në pranga një 61-vjeçar, punonjës të kësaj bashkie.
Ai është kallëzuar nga një tjetër punonjës i kësaj bashkie, ku sipas tij, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe e ka përndjekur në rrjete sociale 38-vjeçarin dhe familjarët e tij.
Sipas denoncimin, 61-vjeçari ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale, 38-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim”, sqaron policia.
Top Channel