E rëndë në Bulqizë, familjarët gjejnë 33-vjeçarin të vetëvarur në oborrin e banesës

21/08/2025 14:31

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Fushë Bulqizë, ku një 33 vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në oborrin e shtëpisë.

Sipas policisë lokale të Bulqizës bëhet me dije se kanë qenë familjarët të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën duke shpresuar se 33 vjeçari ishte me shenja jete, por fatkeqësish ai kishte ndërruar jetë.

33 vjeçari prej muajsh kishte punuar në qytetin e Sarandës në punë të ndryshme ku kohët e fundit kishte ardhur pranë familjes.

Sipas policisë familjarët të cilët kanë dëshmuar në komisariatin e policisë së Bulqizës, 33 vjeçari kohët e fundit kishte shfaqur shenja problemesh me shëndetin mendor, gjë që mund ta ketë çuar deri në vetëvarje!

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Top Channel