
Igli Tare vijon të konfirmojë emrin e tij si një prej arkitektëve më të aftë të merkatos dhe këtë gjë po e tregon me Milanin.
Sipas mediave italiane sulmuesi nigerian Victor Boniface është në prag të kalimit te kuqezinjtë, një tjetër lëvizje që mban vulën e Tares.
Sipas “Fabrizio Romano”, palët kanë arritur një marrëveshje verbale: 5 milionë euro tarifë huazimi, 24 milionë euro opsion blerjeje (jo i detyrueshëm) dhe kontratë deri në vitin 2030.
Hapi i radhës pritet të jenë vizitat mjekësore, përpara se të hidhen firmat në kontratë.
Boniface, i cili spikati dy sezonet e fundit si një nga sulmuesit më të frikshëm në Bundesligë, duke fituar dhe një titull me Leverkusenin në sezonin 2023/24, shihet si përforcimi ideal për repartin ofensiv të kuqezinjve.
Ky transferim i shtohet listës së gjatë të yjeve që Tare ka afruar në karrierën e tij.
Top Channel