Aktori i njohur Naun Shundi po përballet me sëmundjen e rëndë, Ministria e Shëndetësisë dhe Ekonomisë ofron mbështetje financiare: Do nisë trajtimin në QSUT

21/08/2025 19:12

Aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur, Naun Shundi, po përballet me një sëmundje të rëndë dhe ndodhet për kurim të specializuar në Francë.

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës përmes një reagimi zyrtar, kanë garantuar trajtimin mjekësor të aktorit.

Aktualisht, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sqaron opinionin publik lidhur me gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur Naun Shundi.

Pas njoftimit të marrë më datë 7 gusht 2025 nga MEKI, Ministria e Shëndetësisë është vënë menjëherë në kontakt me familjarët e aktorit dhe ka ofruar mbështetjen e saj të plotë. Fillimisht u garantua gatishmëria për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme.

Gjatë pritjes së rezultatit të biopsisë, u konstatua nevoja për mbështetje të mëtejshme në vijimin e trajtimit. Edhe në këtë fazë, Ministria rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë të plotë”-njofton ministria.

Top Channel