Aksident në aksin “Shkodër-Lezhë”, plagoset 26-vjeçarja pasagjere
21/08/2025 13:39
Aksident në aksin “Shkodër-Lezhë”!
Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin A. A., 58 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. H., 27 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. M., 26 vjeçe, pasagjere në motomjet, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel