Shqipëria rezulton e para në Europë për energjinë e rinovueshme.

Vendi ynë kryeson me 99,3% e ndjekur nga Norvegjia me 99,1%, sipas Agjencisë për Media dhe Informim.

Shqipëria dhe Norvegjia kryesojnë me gati 100% prodhim të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, ndërsa mesatarja e BE-së është 42%.

Pas Shqipërisë dhe Norvegjisë, renditen Danimarka me 88,6%, Luksemburgu me 87,4% dhe Portugalia me 78,6%.

Ky tregues është i rëndësishëm në kohën kur sfidat për energjinë janë jetike në kontinentin tonë dhe menaxhimi i burimeve është prioritet i vetë Bashkimit Europian.

Top Channel