
Qëllimi i Lituanisë për të kontribuar me trupa dhe pajisje në çdo mision paqeruajtës në Ukrainë u shpreh nga presidenti i vendit, Gitanas Nauseda, gjatë një interviste televizive.
“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë me aq trupa sa lejon parlamenti për një mision paqeruajtës dhe gjithashtu me pajisje ushtarake”, tha Nauseda për TV3.
Më herët, kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vendi i tij dëshironte të ndihmonte në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën.
Suedia mund të ofrojë mbikëqyrje ajrore dhe asete detare, varësisht nga nevojat e përgjithshme dhe me kusht që të ishte e sigurt ta bënte këtë, tha ai.
Mes përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës, vendet perëndimore po diskutojnë mundësinë e dërgimit të paqeruajtësve në Ukrainë nëse arrihet një marrëveshje paqeje midis Moskës dhe Kievit.
Top Channel