Kultivuan qindra bimë kanabisi në parcela, dy të arrestuar në Vaun e Dejës

20/08/2025 12:00

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se kultivuan qindra bimë kanabisi në Vaun e Dejës.

Sipas uniformave blu, u arrestuan shtetasit me iniciale S.U., 45 vjeç, banues në Durrës dhe shtetasi Gj.Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj. Ndërkohë 351 bimët u gjetën në Fshatin e Ri.

Njoftimi:

Vau i Dejës/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.

Kishin kultivuar 351 bimë narkotike, në fshatin Fshati i Ri, kapen në flagrancë në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit S. U., 45 vjeç, banues në Durrës, dhe Gj. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 351 bimë narkotike, në 2 parcela, në fshatin Fshat i Ri. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel