
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz i dha dritën jeshile planeve të ushtrisë për pushtimin e Qytetit të Gazës, të cilat iu paraqitën mbrëmjen e djeshme shefi të Shtabit të IDF-së, Gjeneralit Eyal Zamir.
Ofensiva është pagëzuar me emrin “Tanket B të Gideonit” në vazhdën e një operacioni të mëparshëm me të njëjtin emër, gjatë të cili forcat izraelite të mbrojtjes mësynë 75% të Rripit të Gazës në një përpjekje për ta detyruar Hamasin të pranonte lirimin e pengjeve.
Përafërsisht 60,000 rezervistë izraelitë do të thirren duke filluar nga dita e sotme për ofensivën e re në Qytetin e Gazës, në varësi të miratimit nga Ministri Katz, shkruan Israel Times. Ushtarët do të marrin urdhrat e tyre nga IDF të paktën dy javë para se të paraqiten në detyrë.
Megjithatë, jo të gjithëve do t’u kërkohet të marrin pjesë në operacionin për të pushtuar Qytetin e Gazës: disa do të zëvendësojnë trupat e përhershme të ushtrisë në fronte të tjera.
Nga ana tjetër, Hamasi pretendon se gati 19 mijë fëmijë janë vrarë në enklavë që fillimi i konfliktin më 7 tetor 2023, i cili u nxit pikërisht prej sulmit të brutal të grupit militant në tokën e shtetit hebre. Sipas Al Jazeeres, totali i vdekjeve në radhët e palestinezëve llogaritet në mbi 62,000.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, reagoi të mërkurën pasdite duke thënë se ofensiva e re në Gazë, e cila synon okupimin e plotë të qytetit të Gazës, mund të dërgojë në “katastrofë të plotë për të dy popujt.
Lideri francez ka theksuar se plani i ri i Izraelit “do ta tërheqë rajonin në luftë të përhershme”, tek ka përsëritur thirrjet për zbatimin e një “misioni ndërkombëtar të stabilizimit në Rripin e Gazës”.
Top Channel