
Ata njihen në zhargonin e rrugës si ‘çunat e pikave’. Në fakt janë djem të rinj shqiptarë të cilët janë përfshirë në shitjen e kokainës me pakicë në rrugën e Anglisë.
Qëllimi? Pasurimi i shpejtë fillimisht për të larë borxhet e pagesës për të hyrë në shtetin ishull ilegalisht më së shumti me kamionë duke paguar deri 20.000 stërlina.
Nga një monitorin i gjykatave magjistrale të Londrës Top Channel raporton se çdo ditë në kryeqytetin britanik dalin shqiptarë të arrestuar për shpërndarje droge.
Ndërkohë në gjykatat e një shkalle më sipër ato “Crown Courts” çdo javë dënohen shtetas shqiptarë për këtë vepër penale.
Bashkë me dënimet ata marrin edhe urdhër dënimi nëse masa e dënimit të dhënë është mbi dy vjet.
Rasti i parë, 20 gusht 2025
Një trafikant kokaine i ekipit Rugby është dënuar me 30 muaj burg. Detektivët që po patrullonin me një makinë pa shenja dalluese panë Ersid Psyqylin, 22 vjeç, duke bërë xhiro në rrugë dhe duke shkëmbyer sende me njerëzit.
I arrestuar menjëherë me dyshimin për përfshirje në furnizimin me drogë, kur kontrolluam dhomën që ai kishte marrë me qira, gjetëm 40 pako kokainë (me vlerë rreth 400 paund) dhe 228 paund para të gatshme.
Psyqyli përfundimisht u deklarua fajtor për përfshirje në furnizimin me drogë të klasit A dhe në Gjykatën e Kurorës në Warwick më 11 gusht ai u dënua me 30 muaj burg.
Rasti i dytë 18 gusht 2025
Një burrë është burgosur pasi policia zbuloi një sasi kokaine dhe parash gjatë një urdhër-arresti në Kembrixh.
Oficerët e lagjes zbatuan urdhrin e arrestit në një pronë në Elflreda Road, Cambridge, më 22 maj 2023, ku gjetën Mirgjen Hysën brenda së bashku me 27 qese me kokainë, 2885 paund para të gatshme, disa telefona celularë dhe pajisje për drogë, përfshirë peshore dhe çanta me mallra të paligjshme.
Në Gjykatën e Kurorës së Kembrixhit, Hysa, 27 vjeç, nga Whitehall Road, Walsall, u dënua me dy vjet e pesë muaj burg pasi më parë u deklarua fajtor për posedim me qëllim furnizimin me kokainë dhe nuk iu dorëzua lirimit me kusht nga policia.
Rasti i parë 12 gusht 2025
Një ndalim me makinë i çoi oficerët në zbulimin e kokainës me vlerë 30,000 paund dhe në arrest shtëpie dy trafikantë droge.
Ekipi i krimeve i policisë ishte në patrullim kur mbërritën informacionet për një automjet që kishte lidhje me trafikun e drogës.
Marios Mecani, 24 vjeç, u ndalua në Derby Road, Radford. Gjatë kontrollit të makinës, oficerët zbuluan çanta plot me kokainë të futura në pjesën e pasme të sediljes së pasagjerit përpara, së bashku me çelësat e një prone.
Ai u përpoq të justifikohej se droga në makinë ishte për përdorim personal, por një kërkim i mëtejshëm në adresën e Mecanit në Alfreton Road, Radford, çoi në gjetjen e kokainës me vlerë 30,000 paund, 20,000 paund në para të gatshme dhe sasive të mëdha të çantave me pazar, duke treguar për një operacion shumë më të madh droge.
Xhanluka Duraj, 20 vjeç, dyshohej gjithashtu se ishte i përfshirë në operacion, me dyshimet e oficerëve që u konfirmuan pasi gjetën kartën e tij të identitetit dhe dokumentacionin në pronën në Alfreton Road.
Top Channel