Naomi Watts emocionohet teksa i thotë lamtumirë të birit që po niset në kolegj

19/08/2025 20:46

Naomi Watts i dha lamtumirën emocionale djalit të saj, Sasha Pitt, i cili do të fillojë jetën e tij në kolegj.

Aktorja postoi një foto në Instagram, në të cilën shfaqej duke qëndruar pranë djalit së saj dhe duke e përqafuar. Në imazh shihen edhe valixhet e 18-vjeçarit. “Hapi 1,” shkroi Watts në një story në Instagram. “Unë tashmë po qaj,” shtoi ajo.

Watts postoi gjithashtu një foto të Sasha Pitt duke përqafuar motrën e tij 16-vjeçare, Kai Schreiber. Në foto ai dukej i trishtuar, ndërsa motra e tij i kishte kthyer shpinën kamerës.

Ish-partneri i aktores, Liev Schreiber, postoi gjithashtu në llogarinë e tij personale në Instagram, duke shprehur ndjenjat e tij për këtë hap të ri të djalit të tyre.
“Po filloj të ndiej peshën. Do të më mungojë personi më i afërt me mua. Sidoqoftë, Universiteti i Kalifornisë Jugore do të mirëpresë një nga djemtë më të sjellshëm, më të guximshëm dhe më të bukur që kam takuar ndonjëherë,” shkroi ai.

Shihni postimin e tij

Sasha Pitt u diplomua nga shkolla private që ndoqi në Nju Jork në qershor dhe do të fillojë studimet në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Schreiber dhe Watts u ndanë në shtator 2016 pas 11 vitesh lidhje. Në vitin 2023, Watts u martua me Billy Crudup, ndërsa ylli i “X-Men Origins: Wolverine” u martua me Taylor Nissen, me të cilën ka një vajzë, Hazel.

Top Channel