
Pranë Kishës së Shna Ndout në Laç është hapur për herë të parë këtë sezon veror Qendra Shëndetësore Verore.
Shërbimi i ri synon t’u vijë në ndihmë mijëra pelegrinëve që vizitojnë këtë vend të shenjtë, veçanërisht në ditë me temperatura të larta dhe fluks të madh besimtarësh.
Orët e para të së martës së tretë të muajit gusht e gjetën Kishën e Shna Ndout të mbushur me vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë.
Mes tyre kishte të moshuar, të rinj dhe fëmijë, të cilët pasi kryen ritet fetare, përfituan nga shërbimet e qendrës shëndetësore të ngritur enkas për këtë sezon.
Shërbimi mjekësor pritet të jetë i hapur gjatë gjithë periudhës së pelegrinazhit, duke garantuar kujdes të menjëhershëm për çdo rast emergjent shëndetësor.
Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Shna Ndout është një garanci më shumë për sigurinë dhe mirëqenien e mijëra besimtarëve që i drejtohen këtij vendi të shenjtë çdo vit.
Top Channel