
Gjatë muajve qershor–gusht, urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës ka marrë rreth 1 mijë telefonata për ndihmë mjekësore.
Sipas koordinatorit të urgjencës së Lezhës, rastet më të shpeshta lidhen me aksidentet rrugore dhe mbytjet në det.
Për të përballuar fluksin e lartë të verës, këtë sezon është shtuar edhe një motoambulancë, e cila ka ndërhyrë në mbi 60 raste, duke mbërritur më shpejt tek pacientët, veçanërisht në zonën bregdetare të Shëngjinit, ku trafiku është i rënduar.
Ky është dhe momenti i dhënies së ndihmës në shtëpi, i mundësuar nga motoambulanca.
Mjekja Evisa Biba thotë se motoambulanca është një zgjidhje efikase për situatat urgjente, pasi shkurton ndjeshëm kohën e reagimit.
Ndërkohë, qendrat shëndetësore në vijën bregdetare të Lezhës do të vijojnë shërbimin deri më 30 shtator, për të garantuar një sezon turistik të sigurt për pushuesit vendas dhe të huaj.
Top Channel