Një podcast i ri në BBC Radio 6 Music, i dedikuar “evolucionit artistik” të të ndjerit David Bowie, do të prezantohet nga Kate Moss.

Podcasti, i titulluar “Music Uncovered, David Bowie: Changeling”, do të përqendrohet në periudhën 1970-1975, një nga fazat më krijuese dhe përcaktuese të karrierës së David Bowie.

Në një deklaratë, modelja dhe biznesmenja tha: “David Bowie ishte një person shumë i veçantë. Dikush që ishte shumë më tepër sesa një mik, ai ishte një enigmë.” Ajo më pas shprehu entuziazmin e saj për rolin e saj të ri, duke thënë: “Kështu që kur erdhi mundësia për të zhytur në këtë kapitull të jashtëzakonshëm pesëvjeçar të jetës së Bowie për 6 Music dhe BBC Sounds, duke dëgjuar ata që e ndoqën në udhëtimin e tij krijues dhe ata që ai vazhdon t’i frymëzojë, isha e emocionuar që ndihmova në rrëfimin e historisë së një transformimi kaq të pabesueshëm.

Ky podcast është një nderim i vërtetë i mikut tim, një ikonë e vërtetë britanike.” Podkasti do të jetë i disponueshëm në BBC Sounds nga 10 shtatori dhe do të përmbajë intervista arkivore të rralla dhe të papublikuara më parë me David Bowie, duke përfshirë një intervistë ekskluzive të vitit 2001 me krijuesin e podkasteve Des Shaw, si dhe regjistrime nga arkivat e BBC-së të zbuluara së fundmi.

Gjithashtu do të përmbajë intervista të reja me ata që e njihnin David Bowie dhe vazhdojnë të frymëzohen nga trashëgimia e tij, duke përfshirë Chrissie Hyde, Elton John, Iggy Pop dhe Robbie Williams, si dhe deklarata nga Lou Reed, Sinead O’Connor dhe të tjerë.

Top Channel