Thuajini lamtumirë njollave dhe pikave të errëta në lëkurë me një recetë të vjetër indiane!

17/08/2025 22:55

Njollat dhe pikat e errëta janë një problem i zakonshëm estetik që lind kur në lëkurë prodhohet më shumë melaninë, pigmenti natyral që i jep ngjyrë lëkurës, flokëve dhe syve.

Ky fenomen mund të shkaktohet nga ekspozimi i tepërt në diell, ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë, përdorimi i disa medikamenteve, dëmtimet fizike apo procesi natyror i plakjes. Edhe pse nuk paraqesin rrezik shëndetësor, këto njolla shpesh ndikojnë në vetëbesim dhe në mënyrën se si e shohim veten.

Hiperpigmentimi është një çrregullim i ngjyrës së lëkurës që shfaqet me zona të errëta si pasojë e rritjes së prodhimit të melaninës. Ai mund të shkaktohet nga rrezet e diellit, shtatzënia, sëmundje të ndryshme, plakja ose trauma në lëkurë. Njollat kafe të këtij lloji janë të padëmshme për shëndetin, por shpesh janë të bezdisshme nga ana estetike.

Shkaqet ndahen në dy grupe; të jashtme kur ekspozimi në rrezet e diellit ose kontakt me substanca kimike (për shembull betaksolol, minociklinë, estrogjen, progesteron etj.). Të brendshme; prirja gjenetike; personat me ngjyrë më të errët të lëkurës janë më të predispozuar për ta zhvilluar këtë gjendje. Pikat e imta, njollat e plakjes dhe ato të shkaktuara nga dielli vijnë nga rrezet ultraviolet (UV) që dëmtojnë melaninën, duke shkaktuar ndryshime të përkohshme ose të përhershme të ngjyrës së lëkurës.

Më shpesh shfaqen në fytyrë dhe duar, por mund të paraqiten kudo në trup që ka qenë i ekspozuar në diell. Gjithashtu, edhe plagët nga trauma ose operacioni mund të lënë ndryshime të ngjyrës së lëkurës. Edhe pse problemi fillestar zhduket, njollat e errëta shpesh mbeten. Melasma është një formë e hiperpigmentimit që shfaqet gjatë shtatzënisë, por ndonjëherë mund të prekë edhe meshkujt. Njihet si “maska e shtatzënisë” sepse njollat kafe shfaqen kryesisht në fytyrë, në hundë dhe faqe. Zakonisht zhduket vetvetiu pas shtatzënisë dhe nuk paraqet rrezik shëndetësor.

Përbërësit janë një lugë çaji pluhur shafrani të Indisë, 1 lugë çaji lëng limoni të freskët. Përziejini mirë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni në zonat e prekura. Lëreni të veprojë për rreth 15 minuta, derisa të thahet. Shpëlajeni me ujë të ftohtë. Mos e ekspozoni lëkurën në diell menjëherë pas aplikimit. Këshillohet përdorimi para dushit. Përsëriteni 1-2 herë në ditë derisa të shihni përmirësim të dukshëm. Limoni vepron si zbardhues natyral dhe nxit heqjen e shtresave të vdekura të lëkurës. Për personat me lëkurë shumë të ndjeshme, lëngu i limonit mund të hollohet me ujë ose të zëvendësohet me qumësht./TAR

Top Channel