
Te hënën e 18 gushtit nis testimi për maturantët të cilët kanë aplikuar për të studiuar në degën mjekësi e përgjithshme.
Këtë vit akademik është planifikuar të ulen për herë të parë në auditorët e mjekësisë 500 studentë, të paktën kjo është kuota e miratuar. Ndërkohë në të gjithë Universitetin e mjekësisë ku përfshihen edhe degë të tjera si infermieri, stomatologji, fizioterapi shëndet publik e të tjera për këtë vit akademik pritet të ulen për herë të parë në auditor 1982 studentë.
Po për ata që kanë zgjedhur degën e mjekësi e përgjithshme pas një selektimi që bëhet online me pikët e grumbulluara nga matura shtetërore dhe mesatarja e tyre, kandidatët e mjekësisë kalojnë një tjetër filtër nëpërmjet testimit të informatizuar çka nxjerr në pah njohuritë reale të tyre për të ndjekur ose jo studimet në këtë degë aq të preferuar nga studentët me rezultate të mira.
Në këtë testim i cili zhvillohet online dhe përgjigjet merren në kohë reale sapo maturanti përfundon testin 70% të pikëve grumbullohen nga matura shtetërore dhe 30 % nga përgjigjet e sakta qe kandidati jep në këtë testim.
Duke filluar nga kjo hënë të ndarë në grupe testimi zzhvillohet në 5 ditë. Në datën 22 gusht është dita e fundit e testimit te informatizuar për degën mjekësi e përgjithshme.
Por ende pa nisur ky testim, në redaksinë Top Channel kanë mbërritur ankesa të prindërve pasi datat e testimit në këtë degë përkojnë me një universitet privat të cilin studentët që e pretendojnë dhe e duan me çdo kusht janë regjistruar edhe atje në mënyrë që nëse nuk e arrijnë në universitetin publik të vijojnë studimet atje për këtë degë përkundrejt pagesave.
Top Channel