
20 milionë euro janë në funksion të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, këto para do të subvencionojnë të gjithë fermerët që kanë një nipt individual, si dhe për shoqëritë e bashkimit bujqësor.
Thirrja e Skemës së Investimeve fokusohet në 9 masa mbështetëse të cilat nxisin zhvillim rural dhe modernizimin e fermave shqiptare. Mbështeta financiare ka vlerë të ndryshme për çdo masë, por që një fermer të shpallet fitues i kësaj thirrje ai nuk duhet të jetë debitor ndaj sistemit të sigurimeve apo tatimeve. Për të gjitha rastet mbështetja jepet deri në 50% të vlerës së investimit .
“Për ndërtimin e serave diellore mbështetja arrin deri në 15 milion lekë për Ha për serat e reja. Ndërsa për mbjelljet e reja me pemë frutore mbështetja shkon deri në 800 mijë lekë për Ha. Për vendosjen e rrjetave kundër breshërit në plantacionet ekzistuese mbështetja kap vlerën deri në 1.5 milion lekë për Ha. Për sistemet e ujitjes me pika në plantacione mbështetja është deri në 250 mijë lekë për ha”,tha Ardita Kuçi, drejtoreshë e AZHBR.
Fermerët që do të marrin më tepër mbështetje financiare janë ato që kërkojnë të investojnë në blegtori dhe agro turizëm.
“Për ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve vlera e mbështetjes përfshin 15 mln lekë. Për pajisjet e përpunimit mbështetja arrin deri në 7 mln lekë për subjekt. Për mekanizimin në ferma mbështetja arrin deri në 50 mln lekë. Për investimet në agro turizëm mbështetja arrin deri në 15 mln lekë gjithashtu edhe në peshkim”, tha ajo.
Një tjetër instrument mbështetës financiar që fermerët mund të përdorin gjatë aplikimi për skemën kombëtare është dhe kredia e butë ku norma interesit shkon në 2%. Thirrja e për Skemën e Investimeve do të qëndrojë e hapur deri më 30 shtator.
Top Channel