Horor në Indi, djali përdhunon nënën e moshuar ‘si ndëshkim’ për abuzimin seksual ndaj tij kur ishte fëmijë

17/08/2025 22:21

Një burrë indian përdhunoi dy herë nënën e tij “si ndëshkim” sepse gruaja dyshohet se e kishte abuzuar atë kur ishte fëmijë, raporton NDTV .

Krimi u krye në Delhi. Viktima 65-vjeçare, shkoi në polici e shoqëruar nga vajza e saj 25-vjeçare. Sipas saj, djali i saj 39-vjeçar e kishte abuzuar dy herë pasi familja ishte kthyer nga një udhëtim fetar në Arabinë Saudite.

Pasi u kthye në Delhi më 11 gusht, ai e mbylli gruan në një dhomë dhe e përdhunoi, duke thënë se po e ndëshkonte. Pastaj, më 14 gusht, e përdhunoi për herë të dytë.

Një padi penale është ngritur dhe i pandehuri është arrestuar.

Top Channel