Ëndrrat me gërshërë/ Historia e berberit në Kukës që refuzoi të emigronte dhe sot mëson brezin e ri

17/08/2025 13:32

Në një qytet ku shumë dritare mbyllen për shkak të largimit, Diti hap dyert çdo ditë me të njëjtin ritëm – atë të pasionit.

Gërshërët i mori në dorë në moshë të re, por ato nuk i përdori vetëm për prerje flokësh, por për të ndërtuar ëndrra.

Moda dhe estetika ishin udhërrëfyesit e tij. Fillimisht eksperimentoi me flokët e vet, më pas nisi të qethë shokët. Sot, jo vetëm pret, por edhe mëson duke i dhënë jetë një brezi të ri berberësh.

Kur të tjerët zgjodhën të ikin, ai zgjodhi të rrinte. Për Ditin, Kukësi është më shumë se vendlindje, është një tokë ku mund të mbillen ëndrrat, mjafton të punosh për to.

Një mesazh i thjeshtë, por i fortë vjen nga një njeri që e ka kthyer pasionin në mënyrë jetese dhe vendlindjen në burim të frymëzimit të përditshëm.

Top Channel