Video/ Nuk është grumbulluar kurrë me Kombëtaren A, sulmuesi shqiptar tund rrjetën në Angli dhe siguron tri pikët për skuadrën e tij

16/08/2025 16:03

Armando Dobra ka gjetur golin e parë për këtë sezon të ri me skuadrën e Chesterfield në Angli, ku duket se e ka siguruar përfundimisht vendin e titullarit.

Sulmuesi 24-vjeçar, i cili luajti nga fillimi deri në fund duelin me Bristol Rovers, ia ka shpërblyer në mënyrën më të mirë besimin trajnerit.

Në minutën e 88’, Dobra gjeti mjaft mirë një top të hedhur në zonë, të cilin e çoi në fundin e rrjetës, duke çuar rezultatin në 3-1 dhe duke siguruar tri pikët e radhës për Chesterfield, që kryeson kështu m,e pikë të plota renditjen në League Two.

Ky është goli i parë i Dobrës këtë sezon, duke i çuar një sinjal të rëndësishëm trajnerit Sylvinho, pasi ende nuk ka marrë akoma asnjë ftesë nga Kombëtarja A.

Top Channel