Festa e bukës në Maliq! Mirënjohja ndaj tokës pas sezonit të korrjes, banorët i kthehen traditës së vjetër

16/08/2025 12:42

Në fshatin Drithas të Maliqit, aty ku drithi ka qenë gjithmonë mjet jetese, si çdo vit, në mes të gushtit, banorët i kthehen një tradite, festës së bukës së re.

Është një moment kur tokës i jepet mirënjohja e parë pas sezonit të korrjes, dhe buka e sapo pjekur bëhet simbol i festës.

Emigrantë të kthyer për pushime, banorë të zonës dhe vizitorë nga fshatrat fqinj bashkohen në këtë festë, ku gërshetohet e vjetra me të renë.

Fundi i një sezoni të lodhshëm për banorët e Drithasit shoqërohet me një shije të veçantë atë të bukës së re por edhe gatimeve të tjera me bazë grurin të fituar me punë, djersë dhe dashuri për tokën.

Në Drithas, festa e bukës së re nuk është thjesht një festë, por një rit që përcjell nga brezi në brez kujtimin e lidhjes së fortë mes njeriut dhe tokës, një moment krenarie dhe trashëgimie për brezat që vijnë.

Top Channel