Aksident në Qafë Thanë/ Dy makina ‘bëhen copash’ nga përplasja me njëra-tjetrën! Tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

16/08/2025 20:56

Një aksident i rëndë me pasojë tre të plagosur ndodhi këtë mbrëmje në Qafë Thanë.

Dy automjete, njëra prej të cilave taksi, u përplasën me njëra-tjetrën. I plagosur rëndë mbeti një person, ndërsa dy të tjerë u lënduan lehtë, sikurse raporton korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku.

Siç duket edhe nga pamjet, goditja ka qenë aq e fortë, saqë të dy mjetet janë shkatërruar!

Dyshohet se shkak i aksidentit u bë një parakalim i gabuar, ndërkohë që rruga kishte edhe lagështi për shkak të shiut që përfshiu zonën këtë mbrëmje.

Top Channel