
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, parashikon që bisedimet me Trumpin të zgjasin deri në gjashtë deri në shtatë orë.
Por, çfarë presin rusët nga samiti? Është e vështirë të kuptosh se çfarë mendojnë vërtet njerëzit që jetojnë në shtetin autoritar, sepse ata rrallë i ndajnë mendimet e tyre edhe me të afërmit, thotë korrespondentja e BBC-së, Olga Ivshina.
Në Rusi, shumica e anketuesve të pavarur janë mbyllur, janë detyruar të shkojnë në mërgim ose janë etiketuar si “agjentë të huaj”, gjë që kufizon rëndë aftësinë e tyre për të vepruar hapur, shton gazetarja,
Organizatat e lidhura me shtetin dominojnë këtë fushë dhe për pasojë, rezultatet e tyre mund të jenë të njëanshme. Sociologët e pavarur vunë re se formulimi nga anketuesit e lidhur me shtetin shpesh mund të ngarkohet për të orientuar përgjigjet drejt narrativave zyrtare. Megjithatë, edhe sondazhet zyrtare tregojnë tani se lodhja nga lufta po rritet në shoqërinë ruse.
Ndërsa sondazhet zyrtare thonë se rreth 50% e rusëve e mbështesin pushtimin, analistët theksojnë se ky miratim është shpesh sipërfaqësor nën peshën e censurës dhe frikës. Shumë rusë përpiqen të distancohen nga lufta dhe thjesht pranojnë atë që bën shteti.
Top Channel