Për herë të parë: Për’puthen hap audicionet për ÇDO moshë!

15/08/2025 20:28

“Për’puthen”, institucioni më i madh i dashurisë në Shqipëri, ka hapur audicionet për të gjithë beqarët shqipfolës kudo që ndodhen!

Ndryshe nga çdo vit tjetër, në sezonin e tij të shtatë, “Për’puthen” rikthehet me një ftesë të hapur për të gjitha moshat: nga të rinjtë e guximshëm që kërkojnë romancën e parë, te ata që besojnë se ndjenjat nuk plaken kurrë.

Ky edicion thyen kufijtë tradicionalë dhe fton personalitete të guximshme, histori të vërteta dhe njerëz që nuk tremben të ndjekin ndjenjat e tyre. Në këtë skenë, çdo përvojë ka vlerë: pasionet e reja, dashuritë që provojnë kohën dhe momentet që të ndryshojnë jetën.

Konkurrentët e përzgjedhur do të përballen me sfida emocionuese, situata të papritura dhe vendime të forta, duke e bërë këtë rrugëtim jo vetëm një eksperiencë dashurie, por edhe një trampolinë drejt famës dhe njohjes publike.

Audicionet janë të hapura tani. Ky është shansi yt për të treguar historinë tënde, për të gjetur dashurinë dhe për të përjetuar një aventurë që mund të të ndryshojë jetën përgjithmonë.

Apliko tani!

Top Channel