
Çdo 15 gusht, e kremtja e madhe e “Fjetjes së Hyjlindëses” është një ditë e shënuar për të krishterët ortodoksë në mbarë botën.
Liturgjinë Hyjnore me rastin e Pashkës së verës siç njihet kjo ditë në gjuhë popullore, e drejtoi Fortlumturia e Tij Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Joani.
Të shumtë ishin besimtarët të cilët që prej mëngjesit morën pjesë në meshën e ‘Pashkës së verës’ sepse Maria i shpëtoi vdekjes dhe kjo konsiderohet si fitore për gjithë njerëzimin. Lutjet e sotme të kryepeshkopit drejtuar Hyjlindëses përfshinë edhe situatën aktuale.
Kryepeshkopi Joan kërkoi ndihmën e saj përballë situatës së krijuar në vend nga zjarret: “Kisha i kërkon të shenjtës që të ndërmjetësojë pranë Perëndisë për të na ndihmuar nga rreziku i madh që kanë ardhur nga zjarret sot. Kisha lutet se ka besim Ne shumë gjëra nuk mund t’i bëjmë dot pa ndihmën e perëndisë”.
Pashka e verës paraprihet nga dy javë kreshmë, që kulmojnë në kremtime mbarëpopullore. Pranë kishave e manastireve që mbajnë këtë emër, pas Liturgjisë Hyjnore, bëhen panaire festive, që mbledhin besimtarë si rrallëherë gjatë vitit.
Top Channel