Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës paraqitet e njëjtë.

Sipas gjurmës, ditën e sotme ka një shtrirje të sipërfaqes së prekur nga zjarri më të madhe drejt territorit grek, si pasojë e efektit të erës.

Ekipi në terren ka shkuar që orët e para të mëngjesit të sotëm, për të vijuar gjatë gjithë ditës mbajtjen në kontroll e monitorim, duke punuar për të parandaluar përhapjen e perimetrit të zjarrit brenda kurorës zonë e mbrojtur.

Në terren ndodhen rreth 40 forca dhe 9 mjete, specifikisht:

Forca zjarrfikëse 11
Mjete zjarrfikëse 2

Zonat e Mbrojtura 6 forca
Vullnetarë 5

Forca të ushtrisë
5 xhenierë, 4 kimisë
Mjete ushtarake 2

Forca policie 3
Mjete policie 1

Forca pyjore 4
Mjete pyjore 1

Forca të bashkisë 6
Mjete agregate 3

Shërbimi i bashkisë Kolonjë ka angazhuar edhe tre mjete për hapje rruge pyjore, në mënyrë që mjetet zjarrëfikëse të afrohen sa më pranë sipërfaqes së prekur, e cila ndodhet në një distancë rreth dy orë larg në një terren jo të lehtë për t’u përshkruar.

Zona paraqet edhe rrezikshmëri nga municionet, ndaj veprimet në terren janë shumë të kontrolluara. Jemi në komunikim e koordinim të veprimeve edhe me strukturat e palës greke.

Top Channel