
14/08 22:25
Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla ka vendosur të ardhmen e tij dhe dëshiron të bashkohet me Mallorca si klubin e radhës, pasi pritet t’i japë fund aventurës me Romën.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, pavarësisht disa ofertave nga ekipe të ndryshme në Spanjë dhe Itali, Mallorca është destinacioni i preferuar i mbrojtësit, aty ku luan dhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.
Klubi spanjoll tani mund të ketë në plan afrimin e Kumbullës për të forcuar mbrojtjen dhe për të përgatitur ekipin për sezonin e ardhshëm.
Transferimi pritet të përparojë në ditët në vijim, ndërsa tifozët e Mallorcas presin konfirmimin zyrtar nga klubi.
Top Channel