Video/ PSG “Superkampione” e Europës, mposht Aston Villën në një finale spektakolare të transmetuar në Top Channel
Bayern Munich ka bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh, plus bonuse, për sulmuesin gjerman Nick Woltemade.
Megjithatë, Stuttgart e ka refuzuar menjëherë propozimin, pasi e vlerëson kartonin e lojtarit rreth 75 milionë euro.
Woltemade, 22 vjeç, është një nga emrat më të spikatur të gjeneratës së re gjermane. Ai u transferua te Stuttgart në verën e kaluar nga Werder Bremen dhe ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë, duke u bërë një nga protagonistët kryesorë të suksesit të skuadrës në Bundesligë.
Sulmuesi, i cili luan edhe si mesfushor ofensiv, është i njohur për teknikën e lartë, shikimin e lojës dhe aftësinë për të shënuar gola vendimtarë. Performancat e tij kanë tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha evropiane, por Bayern duket se është më i vendosuri për ta siguruar.
Për momentin, diferenca mes kërkesës së Stuttgart dhe ofertës së Bayern mbetet e madhe, por merkatoja është ende e hapur dhe negociatat mund të vazhdojnë në ditët në vijim.
Top Channel