Temperatura deri në 41 gradë C! Si parashikohet moti këtë të martë
12/08/2025 07:10
Edhe këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.
Temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 41 gradë Celsius ndërsa ato minimale 18-25 gradë.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Top Channel