“PO” përjetë! Cristiano Ronaldo i propozon Georginës, fotoja e unazës po bën xhiron e rrjetit

12/08/2025 09:06

Cristiano Ronaldo do të martohet! Ylli portugez i futbollit ka marrë një tjetër “po” historike, këtë herë jashtë fushës.

Partnerja e tij prej vitesh, Georgina Rodriguez, ka ndarë me ndjekësit lajmin e shumëpritur: ajo ka pranuar propozimin për martesë nga CR7.

Në një postim romantik në Instagram, Georgina ka publikuar një foto ku shfaqet unaza mahnitëse e fejesës, shoqëruar me mbishkrimin:

“Po, e dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Çifti është bashkë që nga viti 2016 dhe historia e tyre e dashurisë ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Së bashku, ata kanë ndërtuar një familje të madhe.

Në qershor 2017, Ronaldo u bë baba i binjakëve Eva dhe Mateo përmes një nëne surrogate.

Në nëntor të po atij viti, Georgina solli në jetë Alana Martinën. Në vitin 2022, çifti u bë sërish me binjakë, por për fat të keq, djali Angel humbi jetën gjatë lindjes. Vajza tjetër, Bella Esmeralda, mbijetoi.

Martesa e shumëpritur pritet të kurorëzojë një nga historitë më të njohura të dashurisë në botën e sportit dhe showbiz-it. Tashmë, të gjithë sytë janë nga dasma e shekullit që pritet me padurim.

Top Channel