Situata me zjarrin del jashtë kontrollit edhe në Poliçan, urdhërohet evakuimi i banorëve
12/08/2025 16:12
Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.
Ministria e Mbrojtjes u ka kërkuar banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.
Situata paraqitet e rrezikshme edhe në 7 fshatra të Gramshit.
Top Channel