Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të marteje në aksin rrugor Muriqan-Shkodër.

Sipas policisë,  34-vjeçari Edison Probatistaj, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri Erisa Isufajn, rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel